UBT News

Producenti i shfaqjes “Keeping Up With The Kardashians” zbulon pse kurrë s’u shfaq asnjë nga të dashurit e Kendall Jenner në ekrane

Kendall Jenner ishte shumë selektive për atë që dëshironte të ndante në shfaqjen e gjatë të familjes së saj “Keeping Up with the Kardashians” – veçanërisht kur bëhej fjalë për jetën e saj romantike.

Gjatë një paraqitjeje në podcastin “The Daily Dish” të Bravo TV, producenti ekzekutiv i KUWTK, Farnaz Farjam, tha se supermodelja kishte vetëm një “rregull” në lidhje me të dashurit e saj që të shfaqeshin në serial.

“Kendall e kishte gjithmonë këtë rregull – ajo ndjehej sikur duhej të ishte në lidhje me dikë për të paktën një vit para se t’i lejonte ata që të bëheshin pjesë e shfaqjes, sepse ajo nuk e dinte se cilat mund të jenë qëllimet e njerëzve”, tha Farjam. “Arsyeja se pse ne e mbajtëm disi jetën e saj personale larg shfaqjes, vetëm sepse ajo kishte një rregull”, shtoi ai.

Kendall, e cila mban të mbyllur jetën e saj private, ka qenë më parë në lidhje me Harry Styles, rojet e Philadelphia 76ers, Ben Simmons dhe sulmuesin e Brooklyn, Nets Blake Griffin. Ajo aktualisht është në lidhje me lojtarin e Phoenix Suns, Devin Booker, me të cilin zyrtarizoi lidhjen në Instagram këtë vit, në ditën e Shën Valentinit.

“Kjo është lidhja më e mirë që Kendall ka pasur ndonjëherë”, i tha një burim PEOPLE në prill. “Ajo dhe Devin filluan ngadalë, por ka gati një vit që janë bashkë”, shtoi burimi.

Dhe ndërsa Kendall ka qenë “shumë private në lidhje me marrëdhëniet e saj”, burimi i brendshëm tha se ishte “e qartë se ata po përjetojnë diçka të veçantë në lidhjen e tyre”./UBTNews

(Drini Ismajli, Shkenca Politike në UBT)

Exit mobile version