Nostalgjia e “Friends” ka lindur pas ribashkimit të HBO Max, por ekziston një çështje që krijuesit ende kanë për të adresuar: mungesën e diversitetit në shfaqjen televizive.
Marta Kauffman dhe David Crane, të cilët krijuan serialin, dhe producenti ekzekutiv Kevin Bright, kishin pikëpamje të ndryshme mbi temën kur flisnin për diversitetin në serial. Kur u pyetën nëse do të kishin bërë ndonjë gjë ndryshe sa i përket hedhjes në skenë, Bright tha: “Jo”.
“Nuk kam ndonjë keqardhje. Unë do të isha i ‘çmendur’ po të mos merrja ata gjashtë aktorë”, u përgjigj Bright, duke iu referuar yjeve Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer.
“Çfarë mund të them? Do të doja që Lisa të ishte me ngjyrë? Unë i kam dashur këta aktorë,” vazhdoi regjisori. “E doja serialin dhe eksperiencën. E di që Marta ka një ndjenjë tjetër për të. Mendoj se prek të gjithë ne”.
Kauffman ka shprehur pendim që nuk ka bërë më shumë për të promovuar diversitetin në Friends, i cili filloi nga 1994 në 2004.
“Ka ndoshta njëqind gjëra që unë do t’i kisha bërë ndryshe. Unë kam folur për këtë në të kaluarën dhe kam ndjenja shumë të forta për pjesëmarrjen time në një sistem”, tha ajo.
Nëse shfaqja do të bëhej sot, do të dukej shumë ndryshe, sipas Bright.
“Shumë do të ndryshonte, por për t’i bërë ata të sillen realisht brenda kësaj kohe, do të duhej që të ndryshohet shumë rreth tyre. Dhe përbërja racore e tyre do të ndryshonte për shkak të kësaj. Nëse do të bënim ‘Friends’ sot, unë nuk mund të imagjinoj se ata do të përfundonin duke qenë një kast i [gjithi] i bardhë”.
Crane më parë pranoi se diversiteti nuk ishte i dhënë me përparësi në shfaqeje televizivee rrjetit në atë kohë.
“Pra është diçka për të cilën, në një mënyrë bashkëkohore, ju jeni të vetëdijshëm. Mendoj se po t’i afroheshit shfaqjes sot, sigurisht që do t’i qaseshit ndryshe. Por nga ana tjetër, këta ishin absolutisht gjashtë njerëzit që ndiheshin të përsosur për këto pjesë, kështu që është e vështirë të futesh në një makinë kohe dhe ta imagjinosh ndryshe” përfundoi Crane./UBTNews