Policia ishte e gatshme ta arresonte aktorin Will Smith në ceremoninë Oscar që u mbajt të dielën mbrëma, pasi ai e goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, deklaroi producenti i ceremonisë.
Në intervistën e parë qysh prej ngjarjes të së dielës, Will Packer e pyeti Rock-un nëse ai donte që të ndërhynte policia. Por ylli nuk pranoi, tha Packer për ABC TV.
Smith ka kërkuar falje që e goditi atë pasi ai u tall me gruan e tij, Jada Pinkett Smith, ndërsa organizatorët e Oscars dhe Packer janë nën vëzhgim për përgjigjet e tyre./UBTNews/