Dhjetë kompani nga Kosova do të promovojnë prodhimet në panairin “Stockholm Furniture Fair” në Suedi. Panairi Ndërkombëtar “Stockholm Furniture Fair” do të mbahet në Stockholm të Suedisë, nga datat 06 – 10 shkurt 2024.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK) dhe projektin Fostering Employment and Groëth Opportunities (FEGO), kanë siguruar hapësirën ekspozuese 290 m2 në këtë panair për kompanitë vendore pjesëmarrëse nga industria e drurit. Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që krahas promovimit të produkteve, të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me kompani të jashtme, me synim rritjen e eksportit. Prodhimet e dhjetë kompanive nga Kosova nga industria e drurit në Panairin “Stockholm Furniture Fair” do të jenë të ekspozuara në shtandin C07:42, C07:43”, thuhet në njoftim.