UBT News

Problemet me zemër ia pamundësojnë futbollin, pensionohet Aguero

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Manchester Cityn dhe sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero, ka njoftuar sot se ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv, për shkak të problemeve me zemër.

Kjo gjë ndodhi vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij te Barcelona në formën e lojtarit të lirë.

Para pak çastesh, Aguero dhe një fjalim emocionues ku edhe nuk mund t’i mbante lotët, duke treguar që ka vendosur që t’i varë këpucët shkaku i problemeve shëndetësore.

“Unë kam vendosur që të mos vazhdojë më futbollin. Ky është një moment shumë i vështirë për mua”, tha Aguero.

Sulmuesi argjentinas kishte pasur probleme në gjoks dhe në frymëmarrje gjatë pjesës së parë të barazimit 1:1 me Alaves më 30 tetor. Pas ndeshjes, në bazë të testeve të kryera, rezultoi që Aguero kishte “cardiac arrhythmia” ose rrahje të ngadalta të zemrës.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin krerët e Barceloës dhe të La Ligas, së bashku me trajnerin e Manchester Cityt Pep Guardiolan.

Exit mobile version