Ronald Koeman do të zëvendësojë Louis van Gaal si trajner i Holandës pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja e Holandës përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar që Ronald Koeman, i cili u largua nga ky post në vitin 2020 drejt Barcelonës, do të rikthehet në stolin e Kombëtares nga viti 2023.
Kontrata e Koemanit do të zgjasë deri në vitin 2026, ku përgjatë kësaj periudhe do të drejtojë skuadrën në Kampionatin Evropian Euro 2024 dhe në Kampionatin Botëror United 2026.
“Mezi prej t’ia fillojë këtij bashkëpunimi. Para një viti e gjysmë, unë nuk u largova nga Kombëtarja e Holandës për shkak se isha i pakënaqur. Qëndrimi im ishte i mirë, rezultatet ishin të mira dhe lidhja me lojtarët ishte e mirë. Së shpejti ne do të vazhdojmë në atë rrugë. Kjo gjë është e sigurt për mua”, tha Koeman.
Kjo lëvizje vjen pasi që Van Gaal e bëri zyrtare se është duke u përballur me kancer të prostatës, ndërsa pavarësisht kësaj, ai do të vazhdojë të jetë në krye të Holandës kur kjo e fundit hap Botërorin “Katar 2022” me ndeshje kundër Senegalit, ndërsa do të vazhdojë me ndeshje kundër Katarit dhe Ekuadorit.