UBT News

Probleme te Shqipëria, Hoxhallari rezulton pozitiv me Covid-19

Kombëtarja e Shqipërisë ka filluar seancat përgatitore që nga dita e hëne për dy përballjet e radhës tejet të rëndësishme kundër Hungarisë dhe Polonisë, ndeshje këto të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Por, tani janë paraqitur probleme për Shqipërinë, pasi që nga grumbullimi i lojtarëve është larguar mbrojtësi Erjon Hoxhallari, pasi që pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Përveç Hoxhallarit, pozitiv me COVID-19 ka rezultuar edhe fizioterapisti i Kombëtares së Shqipërisë Arzen Voci, ku tani të dy janë larguar nga hoteli për t’u vetë-izoluar dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Erjon Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës kundër Hungarisë e Polonisë që cilësohen vendimtare për kualifikim tutje në fazën e play-off-it të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Exit mobile version