UBT News

Probleme për tifozët e Interit, Barcelona e dëshiron stadiumin të mbushur me “Blaugranë”

Barcelona do të jetë nesër nikoqir i Interit në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Blaugranët” do të synojnë me çdo kusht që të hakmerren për humbjen 1:0 nga Interi në javën e kaluar, humbje kjo që u vendos nga goli i Hakan Calhanoglut.

Në Grupin C që e dominon Bayerni me nëntë pikë, skuadra e Simone Inzaghit zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Barcelona ka regjistruar vetëm tre sosh, falë fitores kundër Viktoria Plzen, e cila zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Për ndeshjen kundër Interit, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, Barcelona e dëshiron një “Camp Nou” të ngjyrosur vetëm në ngjyrat e klubit, verdhë dhe kuq.

Siç bëhet e ditur nga një njoftim zyrtarë në faqen e Barcelonës, qasja në stadiumin “Camp Nou” do të jetë e limituar. Me përjashtimin e vetëm të sektorit të mysafirëve, nuk do të jetë e lejueshme hyrja në stadium me fanellat e “Nerazzurëve”.

“Qasja në sektorin e tifozëve vendas nuk do t’iu lejohet atyre që veshin ngjyrat e Interit”, shkruante në komunikatën e Barcelonës.

Exit mobile version