Shqipëria do të zhvillojë sot ndeshjen vendimtare për kualifikim drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku e pret në stadiumin “Air Albania” Kombëtaren e Polonisë.
Por, disa orë para ndeshjes, trajneri Edy Reja ka pranuar një lajm jo të mirë, pasi që pas Erjon Hoxhallarit e Sokol Cikalleshit, edhe një lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell KosovaPress.
Bëhet fjalë për mesfushorin Klaus Gjasula, për të cilin tani konfirmohet që pas testit të kryer, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe sipas rregullores përkatëse nuk do të paraqitet sot kundër Polonisë.
Trajneri Reja tani duhet të bëjë disa ndryshime në formacion, ku kundër Polonisë do të jetë pa shërbimet e Cikalleshit, Gjimshitit, Hoxhallarit dhe Gjasulës.