Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Francës, trajneri Luis Enrique ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Clermont në fundjavë, por pa e harruar edhe atë të mesjavës ndaj Barcelonës në kuadër të Champions League.
Warren Zaire-Emery, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele kanë punuar të diferencuar këtë të enjte me PSG-në, teksa grupit i është bashkuar edhe Barcola.
Mbappe dhe Dembele nuk kanë ndonjë shqetësim serioz, thjesht mbingarkesë fizike, ndërsa Zaire-Emery pritet t’i nënshtrohet përsëri ekzaminimeve, pasi ndaj Rennes u largua i dëmtuar teksa dyshohet për tërheqje muskulore.
Të tre lojtarët me shumë gjasa do të mungojnë ndaj Clermontit, për të qenë gati ndaj Barcelonës në Champions League./UBTNews/