Modric do të jetë jashtë fushave për disa ditë. Ai s’do të luajë të dielën kundër Levantes.
Luka Modric është dëmtuar ende pa nisur mirë sezoni.
El Chiringuito raporton se mesfushori ka probleme me muskujt adductor dhe do të jetë jashtë për disa ditë.
Kështu, ai do të humbasë sfidën e së dielës, që Real Madridi e zhvillon në udhëtim te Levante.
Modric ka rinovuar kontratën pak javë më parë, ky është sezoni i fundit në Madrid dhe shpreson të mos ia prishin lëndimet në mënyrë që t’i jap lamtumirën klubit me ndonjë trofe në majin e vitit 2022.