UBT News

Probleme për Chelsean, Pochettino njofton për një mungesë të rëndësishme ndaj Arsenali

Sonte (e marte) me fillim nga ora 20:00, Chelsea rikthehet të luajë në Premier League pas eliminimit në gjysmëfinalen e FA Cup nga Manchester City.

Skuadra e Mauricio Pochettinos pritet nga Arsenali në “Emirates Stadium”, ku edhe do të synojë fitoren në derbin londinez. Ndeshje kjo e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, e aq më tepër kur vetë trajneri njoftoi se në përballjen e sotme do të mungojë një nga futbollistët më të rëndësishëm që ka në skuadër, Cole Palmer.

Në konferencë për shtyp, tekniku argjentinas u shpreh se sulmuesi është i sëmurë dhe nuk ka qenë bashk me skuadrën në stërvitjen e fundit, ndaj me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Arsenalin.

21-vjeçari ka impresionuar këtë sezon me Chelsean, ku në 27 paraqitje në Premier League ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime./UBTNews/

Exit mobile version