Dean Henderson është larguar nga Kombëtarja e Anglisë për Euro 2020 për shkak të një lëndimi që e ka pësuar në kofshë, dhe vendin e tij e ka zënë Aaron Ramsdale.
Portieri i Manchester United bëhet lojtari i dytë që pëson një lëndim që prej se Gareth Southgate bëri zyrtare listën prej 26 lojtarëve të grumbulluar, ku para ca ditësh edhe Tren Alexander-Arnold pësoi një lëndim që do ta mbaj gjashtë javë larg fushave, përcjell KosovaPress.
Henderson do të rikthehet tani tek klubi i tij, për të filluar rehabilitimin me stafin mjekësor të Manchester United, dhe vendin e tij do ta zëvendësoj portieri i Sheffield United Aaron Ramsdale.