UBT News

Probleme me Covid-19 në Kombëtaren e Gjermanisë

Një lojtar nga Kombëtarja e Gjermanisë ka testuar pozitiv me Covid-19, ku edhe katër lojtarë të tjerë janë detyruar që të vet-izolohen.

Emri i lojtarit nuk është bërë i ditur, por thuhet se ai është i vaksinuar me dy vaksinat dhe momentalisht nuk ka simptoma, sipas një deklarate të lëshuar nga Federata e Futbollit Gjerman.

Të gjithë lojtarët dhe pjesa e stafit janë testuar kur kanë arritur në kampin e stërvitjes së Gjermanisë, para ndeshjeve kualifikuese drejt Kampionatit Botëror kundër Lihtenshtajnit dhe Armenisë, përcjell KosovaPress.

Vetëm një lojtar ka testuar pozitiv, por katër të tjerë kanë hyrë në vet-izolim për shkak se kanë pasur kontakte me atë.

Rreth këtij rasti ka folur drejtori i Kombëtares së Gjermanisë Oliver Bierhoff, i cili ka treguar se rastet aktive me Covid-19 janë në rritje e sipër.

“Numri i rasteve me Covid-19 ka pësuar ngritje të madhe në të gjithë shtetin. Shpresoj që lojtarët që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë dhe të mos kenë simptoma”, tha Bierhoff.

Gjermania ka pësuar një ngritje të madhe të rasteve me Covid-19, ku javën e fundit ka regjistruar 169,483 raste sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shifër kjo më e larta në shtet që nga dhjetori i vitit 2020.

Exit mobile version