Ylli i Bollywood-it, Priyanka Chopra foli rreth spekulimeve për martesën e saj me muzikantin Nick Jonas. Çifti i njohur u martua në dhjetor të vitit 2018 me ceremoni ekstravagante kristiane dhe hindu.
Sidoqoftë, në nëntor të vitit të kaluar filluan thashethemet se martesa e tyre trevjeçare po shkonte drejt fundit.
Në revistën Vanity Fair, storie kjo që do të publikohet në muajin shkurt, Chopra diskutoi rreth asaj se si kontrolli i vazhdueshëm i mediave ndryshoi mënyrën se si ajo drejton karrierën dhe jetën e saj personale.
“Është një ndjenjë shumë e keqe realisht që nëse postoj një foto, gjithçka që është pas meje në atë foto do të zmadhohet dhe njerëzit do të spekulojnë”, pranoi ylli i “Matrix Resurrections”. “Është thjesht një rrezik profesional… Për shkak të zhurmës së mediave sociale, për shkak të përhapjes që ka në jetën tonë, mendoj se duket shumë më e madhe se sa është. Mendoj se i japim shumë më tepër besim në jetën reale dhe nuk mendoj se ka nevojë për këtë”, deklaroi ylli.
Kurse bashkëshorti i saj, kohë më parë në një intervistë kishte deklaruar se dyshja kanë krijuar “kufij” për të siguruar një nivel privatësie dhe “kanë krijuar një strehë të vogël dhe të sigurt për veten”./UBTNews