UBT News

Pritjes i vjen fundi, rikthehet Neuer

Bayern Munich ka kohë që e pret këtë moment, por tani është konfirmuar. Manuel Neuer më në fund do të bëjë rikthimin e tij në formacionin titullar, sipas trajnerit të kampionit gjerman, Thomas Tuchel.

Në konferencën e sotme për media, Tuchel e konfirmoi se Neuer do të jetë në portë në ndeshjen ndaj Darmstadt.

“Ai do të fillojë ndeshjen nesër ndaj Darmstadt. Jemi duke e pritur këtë moment, edhe Manuel gjithashtu”, tha Tuchel në konferencën për media.

Portieri 37 vjeçar ka kohë që po pret për ta bërë rikthimin e tij që prej se e theu këmbën sa ishte duke skijuar vitin e kaluar, dhe pavarësisht disa probleme, Neuer rikthehet nesër si numri një në portën e Bayernit.

Exit mobile version