UBT News

Prishtinës i shtohet edhe një pikturë tjetër nga artistja prej Belgjikës

Prishtina që konsiderohet një qytet i betonit (me ngjyrë të hirtë), artistët arrijnë t’i japin ngjyrim ndryshe. E një punë artistike ditën e sotme e ka realizuar një vajzë e re nga Belgjika, e cila me artin e saj ka arritur të sjellë një pjesë të pikturës dhe artit në Prishtinë, duke sjellë kështu figurën e basketbollistit Edmond Azemi.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kitsune Jolene, siç njihet me emrin artistik të saj, tha se ka ardhur me ftesë të komunës së Prishtinës për të realizuar këtë pikturë.

“Kitsune Jolene është emri im artistik. Kam ardhur në Prishtinë dhe Sebi, organizatorja, më tregoi se do të pikturonin një mur me Edmond Azemin dhe, pasi që unë bëj portrete, më tha se ndoshta do të mund të isha unë piktorja”, tha Jolene.

Tutje ajo tha se gjatë pikturimit të basketbollistit Edmond Azemit ka hasur edhe në kalimtarë të cilët e kanë përgëzuar për punën dhe emocionin që i kanë dhënë.

“Jam në Prishtinë për ta pikturuar Edmondin, i cili siç kam dëgjuar, është një basketbollist i dashur dhe kalimtarët e rastit kur po e shohin se kë po pikturoj po emocionohen. Do të qëndroj gjatë gjithë javës për ta përfunduar këtë pikturë për Komunën e Prishtinës”, përfundoi ajo.

Exit mobile version