Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të rëndë të dhunimit dhe grabitjes të ndodhur të martën mbrëma në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, ku tre persona të panjohur dyshohet se nën kanosje kanë dhunuar një grua, shtetase e huaj. Përveç sulmit, të dyshuarit i kanë grabitur viktimës gjësende të ndryshme si dhe dokumentet personale.
Lidhur me rastin janë informuar prokurori kujdestar dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intenzivisht për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/
