Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është bërë eliminimi i një druri të dëmshëm në rrugën “Agim Ramadani”.
Ai tha se druri i Arrës së Hindit shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike.
“Sot, Komuna e Prishtinës trajtoj ishullin në mes të rrugës Agim Ramadani me ç’rast u bë eliminimi i drurit të dëmshëm Arra e Hindit. Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjëve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike”.
“Komuna e Prishtinës do të vazhdoj aksionin për eleminimin e këtij lloji të drurit me qëllim të parandalimit të dëmeve që ky lloj i drurit shkakton”.
