Prishtina ka marrë rrugë për Hungari, ku do të aterojë në kryeqytetin e këtij shteti, Budapest.
Pasi kanë kaluar me sukses raundin preliminar, Prishtina do të luaj në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka udhëtuar drejt Budapestit sot, një sit para përballjes me Ferencvarosin.
Gjiganti hungarez do të jetë nikoqir në ndeshjen e parë e cila zhvillohet të martën me fillim nga ora 18:00.
Pas arritjes në Budapest, kryeqytetasit do të akomodohen, derisa do ta zhvillojnë edhe stërvitjen përfundimtare në stadiumin e Ferencvarosit, Grupama Arena.
Për Prishtinën kjo është hera e parë që luan në garat e Ligës së Kampionëve.