Prishtina do të përballet sot (e hënë) me Folgoren në kuadër të gjysmëfinales së raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin Elbasan Arena në Shqipëri.
Kampioni i Superligës së Kosovës shihet si favoritë në letër dhe shpreson që të kalojë në finale të raundit preliminar.
Folgore e San Marino është një kundërshtar i panjohur për bardhëekaltërit, pasi nuk janë takuar më parë.
Në rast se triumfojnë në këtë takim, Prishtina do të mund të përballet me fituesin e duelit mes HB Torshavn e Inter Escaldes, që po ashtu fillon nga ora 20:00.
Nëse e kalon edhe këtë pengesë, atëherë klubi nga elita e futbollit kosovar do të ketë punë me Ferncvarosin në raundin e parë kualifikues në garën më të madhe për klube në Evropë.