UBT News

Prishtina-Penza Peja, finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e sezonit të parë historik të Superkupës Mbarëkombëtare në Vlorë të Shqipërisë, ku me fillim nga ora 19:00 Prishtina do të përballet me Penzën e Pejës.

Në fazën e gjysmëfinales, Prishtina regjistroi fitore 76:73 kundër Partizanit të Tiranës, kurse Penza e mposhti Flamurtarin e Vlorës me rezultat 79:70.

Në finalen e parë të Superkupës Mbarëkombëtare, e cila organizohet nga Liga Unike, do të kemi dy skuadra nga basketbolli kosovar.

Ndeshja e sotme mes Prishtinës dhe Penzës së Pejës transmetohet në RTSh për Shqipëri dhe në Art Motion e Kujtesa për Kosovë.

Në këtë organizim të kësaj gare kanë ndihmuar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.

Exit mobile version