Prishtina nesër zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Bodo Glimt ku kërkon kalimin në fazën tjetër të Ligës së Konferencës
Kampioni i Kosovës në futboll Prishtina po vazhdon me paraqitje dinjitoze në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.
Bardhekaltërit kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë të zhvilluat në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat minimal 2-1, përcjellë KosovaPress.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet te enjten me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Aspmyra Stadion”.
Prishtina duhet ta ruaj rezultatin nga ndeshja e parë për të kaluar tutje në këtë kompeticion.