Prishtina është skuadra e parë finaliste e Kupës së Kosovës pasi e ka eliminuar Vushtrrinë me rezultat të përgjitshëm 8-1 pas dy ndeshjeve.
Skuadra nga kryeqyteti e shkatërroi Vushtrrinë në ndeshjen e dytë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultat 6-0.
Golat për skuadrën e Debatik Currit i realizuan Leotrim Kryeziu (2), Hyseni, Pllana, Pefqeli dhe Jashari.
Në finale Prishtina do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Gjilani-Llapi.