UBT News

Prishtina mposht Ballkanin, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Prishtina ka shënuar sot fitore tejet të rëndësishme me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Ballkanit, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Prishtina barazoi 1:1 me Ballkanin, duke bërë kështu që të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.

Ndërkaq, pas 30’ minutave vazhdime, tanimë kemi mësuar fituesin, ku “Plisat” sigurojnë biletën drejt gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Fillimisht, rezultatin në këtë ndeshje e zhbllokoi Qëndrim Zyba, i cili kalon Prishtinën në epërsi në minutën e 24’ të ndeshjes, kurse rezultatin për Ballkanin e barazoi mesfushori Blend Baftiu në minutën e 65’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e fitores për Prishtinën, dhe të kualifikimit tutje e shënoi mbrojtësi Besnik Kransiqi, i cili shënon në minutën e 96’ të ndeshjes për rezultatin final 2:1.

Me këtë fitore, Prishtina i bashkohet Llapit dhe Dritës në gjysmëfinale, ku ka mbetur vetëm ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Kek-ut për të përcaktuar gjsmëfinalistin e fundit të Kupës së Kosovës.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Prishtinës.

Exit mobile version