UBT News

Prishtina mbështet Ukrainën

Komuna e Prishtinës po mbështet Ukrainën në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë.

Tek rrethi i Arbërisë tashmë vendkalimet për këmbësorë dhe rrethojat e trotuareve kanë marrë ngjyrat e flamurit ukrainas.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka treguar për KosovaPress se ngjyrosja është bërë gjatë fundjavës, në mbështetje të Ukrainës. 

Më 24 shkurt bëhet një vit nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. 

Exit mobile version