Kampioni i Kosovës në futboll, KF Prishtina do të zhvillojë sot ndeshjen e rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga Hungaria, Farencvaros.
Ndeshja starton nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Groupama Arena” në Budapest.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka udhëtuar para dy ditësh drejt Budapestit dhe është stërvitur atje për të qenë sa më të përgatitur për këtë sfidë.