UBT News

Prishtina largon dy futbollistë

Klubi i futbollit Prishtina ka ndarë rrugët me dy futbollistë.

Mbrojtësi Gentrit Dumani dhe sulmuesi Marclei Cezar Santos janë larguar nga klubi “bardhekaltër”.

KF Prishtina ka bërë të ditur se ndarja erdhi pas marrëveshjes së dyanshme në mes klubit dhe futbollistëve.

Klubi ka falënderuar të dy lojtarët për përkushtimin e treguar në stinorin vjeshtor në fanellēn “bardhekaltër”. 

Exit mobile version