Të dielën përfundoi me spektakël FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier në Prishtinë. Kjo ngjarje e basketbollit 3×3 u mbajt më 8 dhe 9 qershor, që ishte hera e parë që u organizua në vendin tonë.
Në këtë garë morën pjesë 16 shtete në të dyja konkurrencat, derisa në fund, triumfoi Azerbajxhani në të dyja konkurrencat për tu kualifikuar në FIBA 3×3 Europe Cup.
Femrat fituan me rezultat 21:12, ku Tatyana Deniskina, ishte shënuesja më e mirë me 12 pikë. Ndërkohë, meshkujt fituan me rezultat 20:18, ku Jordan Davis shënoi 12 pikë dhe u shpall MVP.
Edicioni i nëntë i FIBA 3×3 Europe Cup do të mbahet në Vjenë më 22-25 gusht, me 12 shtete apo 24 në të dyja konkurrencat. Çmimet në të dyja konkurrencat i ndau Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.
Në këtë garë mori pjesë edhe Kosova në të dyja konkurrencat. Vashat e Kosovës pësuan nga Andorra, Qipro dhe Irlanda. Ndërkohë, Dardanët ndeshjet në grupe i përfunduan me një fitore e tri humbje. Dardanët fituan ndaj Armenisë 21:12, ndërsa pësuan nga Azerbajxhani, Qipro dhe Shqipëria. /UBTNews/