Skuadra e Dritës nuk mundi të përsërisë suksesin e vitit të kaluar dhe Prishtina janë fitues të Superkupës së Kosovës, pasi mposhtën gjilanasit në Antalya të Turqisë, me rezultat përfundimtar 1:3.
Rezultatin të parët e zhbllokuan skuadra e Prishtinës, ku në skenë doli Qëndrim Zyba në minutën e 3’. Drita reagoi shumë shpejtë ku në minutën e 7’ barazoi shifrat përmes Kastriot Rexhës.
Rezultati ishte i barabartë deri në minutën e 22’, por më pas nga pika e bardhë shënoi Besnik Krasniqi, duke e kaluar në epërsi skuadrën e Prishtinës.
Pjesa e dytë prodhoi një ndeshje të barabartë mes dy skuadrave, por në minutat e fundit të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 93’, Alban Shillova ia vulosi fitoren Prishtinës me golin e tij.
Më rezultatin përfundimtar 1:3, Prishtina shpallet edhe zyrtarisht fituese e Superkupës së Kosovës.