Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e rrethit paraeliminator në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë, Prishtina e ka mundur skuadrën kampione të Shqipërisë, Tiranën, me rezultat bindës 3:0, me dy gola të Mërgim Dervishajt dhe një gol të Jeton Rukovcit.
Kësisoj, Prishtina u kualifikua në 1/32 e finales së Ligës së Kampionëve, derisa kundërshtarin e radhës do ta mësojë më 9 dhjetor, kur do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e ardhshëm.