Bardhekaltrit u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës falë penalltive, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0.
Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Bardhekaltrit arritën ta eliminonin Feronikelin nga kjo garë sot pasi fituan falë penalltive, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras pa gola, edhe pse ekipet i kishin rastet e tyre. E në gjuajtjet nga 11 metra, më të saktë ishin prishtinasit, të cilët fituan me rezultat 4:2.
Me këtë rast, kryeqytetasit u hakmorën ndaj ekipit nga Drenasi, i cili ua ndali atyre serinë e ndeshjeve pa humbje pasi i mundi fundjavën që shkoi.
Paraprakisht, sot Dukagjini e bëri mrekullinë duke e eliminuar Drenicën pasi e mundi 1:0.
Të enjten do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera çerekfinale.
Trepça ’89 do të ketë punë me Llapin, kurse Istogu e pret ekipin A&N