UBT News

Prishtina eliminohet nga kupat evropiane

Skuadra nga kryeqyteti nuk e ka siguruar raundin e tretë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta kundër Larne nga Irlanda Veriore përfundoi me rezultatin 1:1.

Golin e epërsisë për Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Gjelbrim Taipi në minutën e dhjetë të pjesës së parë.

Leotrim Kryeziu kishte një rast të mirë për të thelluar epërsinë në minutën e 42-të, por portieri mysafir Rohan Ferguson nuk lejoi të befasohej.

Ekipi mysafir erdhi deri te barazimi me golin e Dan Bent në minutën e 56-të, pas një reagimi të vonuar të mbrojtjes vendëse.

Në ekzekutimin e penalltive ekipi nga Irlanda Veriore ishte më e saktë duke fituar me rezultatin 5:4. Ndeshja e parë para një jave në Ballymena Showgrounds të Irlandës Veriore kishte përfunduar pa gola – 0:0.

Kujtojmë, Prishtina u eliminua nga Liga Evropa pas humbjes nga Sheriff Tiraspol me rezultat të përgjithshëm 2:5 (0:4-2:1).

Exit mobile version