UBT News

Prishtina e luan sot finalen e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve

Prishtina do ta zhvillojë sonte finalen e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën nga Andora, Inter Club d’Escaldes.

Loja do të zhvillohet në Elbasan Arena nga ora 20:00.

Tek Prishtina vazhdon të mungojë Leonit Abazi, Bleart Tolaj, kurse është rikthyer nga suspendimi Leutrim Bekteshi.

Në rast të fitores, Prishtina në raundin e parë eliminator do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosh.

Exit mobile version