UBT News

Prishtina e kënaqur me Currin si trajner

Pas shkarkimit të Ismet Munishit, klubi i futbollit Prishtina nuk planifikon të angazhojë një trajner të ri, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Kështu ka lënë të kuptohet Kushtrim Sopa nga klubi badhekaltër i cili ka thënë se rezultatet e Debatik Currit janë të kënaqshme dhe se do të vazhdohet me të.

Këto komente Sopa i ka thënë menjëherë pas hedhjes së shortit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

“Unë nuk jam i thirrur për të folur për këtë çështje sepse nuk vendosi unë për fatin e trajneri mirëpo fatmirësisht ardhja e Currit në krye të skuadrës ka sjellë rezultatet e veta kaluam tutje me Ballkanin për Kupën e Kosovës, fituam ndeshjen e radhës me Drenicën, por të gjitha këto suksese vijnë edhe duke iu falënderuar punës së jashtëzakonshme të ish-trajnerit Ismet Munishi i cili ka bërë punë kolosale dhe e falenderojmë gjithmonë e jetë”, ka thënë Sopa.

Pas 26 xhirove, Prishtina ka mbledhur 35 pikë dhe është në vendin e katërt, ndërsa do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me Vushtrrin.

Exit mobile version