UBT News

Prishtina bën kërkesë në FFK për gjyqtarin Mervan Bejtullahu

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Prishtina ka bërë të ditur që ka bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), që gjyqtari Mervan Bejtullahu mos të ndajë më drejtësinë në ndeshjet ku luajnë kryeqytetasit.

Prishtina ka njoftuar se Bejtullahu nuk është i dëshiruar që të ndajë drejtësinë në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, ndërsa ky suspendim do t’i vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Bejtullahu nuk ndan drejtësinë më në ndeshjet ku luan Ballkani, dhe të njëjtën gjë po e kërkon edhe Prishtina.

Po ashtu, Prishtina ka bërë të ditur që do të merren edhe masa të tjera, ku do të njoftohet edhe FIFA dhe UEFA për gabimet e Bejtullahut në dëm të klubit kryeqytetas.

Exit mobile version