UBT News

Priscilla Presley tregon pse kurrë nuk u martua pas Elvis Presleyt

Priscilla Presley tregoi pse ajo nuk u rimartua pasi martesa e saj 6-vjeçare me Elvis Presleyn përfundoi. Siç raporton People, Presley nuk e ndjeu se duhet të martohet sërish.

“Nuk mendoj se do ta përballonte”, deklaroi ajo për ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, i cili vdiq në vitin 1977.

“Të jem e sinqertë me ju, nuk desha kurrë të martohem pas tij. S’kisha asnjë dëshirë. Asnjë nuk mund të krahasohet me të”, deklaroi ajo.

Ata ishin të martuar nga viti 1967 deri në vitin 1973. “Priscilla”, filmi i ri me regji të Sofia Coppola, shpjegon se si u martua ish-çifti dhe si u bënë miq në Gjermani në vitin 1959./UBTNews/

Exit mobile version