UBT News

Prioritet Reali ndërsa Liverpooli e kërkon me ngulm, Lille befason dhe e pranon ofertën e Manchester United

Skuadra e Lille e ka pranuar ofertën nga Manchester United për mbrojtësin Leny Yoro.

Yoro i ka dhënë prioritet transferimit te Real Madridi, për të cilin thuhet se është në bisedime të vazhdueshme me Lille për të arritur marrëveshje.

Po ashtu, edhe Liverpooli është në garë për shërbimet e Yoros, transferimin e të cilit e do me çdo kusht.

Por, tani thuhet se Lille e ka pranuar një ofertë zyrtare nga Manchester United për Yoron, në vlerë prej 50 milionë eurove.

Ndërkaq, prioriteti i 18 vjeçarit mbetet Real Madridi, por që United tani po bën presion shumë për t’i siguruar shërbimet e Yoros.

Exit mobile version