Nëna e Miley Cyrus, Trish Cyrus, bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti Billy Ray Cyrus pas gati 28 vitesh martesë.
Sipas dokumenteve të siguruara nga E! News, Tish paraqiti dokumentet gjyqësore në Tenesi më 6 prill. Dokumentet citojnë arsyen e ndarjes si “dallime të papajtueshme” dhe theksojnë se ajo dhe Billy Ray nuk kanë jetuar së bashku që nga shkurti i vitit 2020.
Tish dhe Billy Ray u martuan në vitin 1993 dhe janë prindër jo vetëm të Miley, 29, por edhe Braison, 27, dhe Noah, 22. Tish gjithashtu ka dy fëmijë, Brandi dhe Trace nga martesa e saj e mëparshme me Baxter Neal Helson. Kjo është hera e dytë që çifti bën kërkesë për divorc. Më parë dyshja kishin bërë kërkesë për ndarje në vitin 2010 edhe pse sipas raportimeve, çifti më pas u pajtuan pas një viti.
Ata gjithashtu kishin bërë kërkesë për divorc në vitin 2013, por më vonë e pushuan çështjen pasi u ribashkuan në vitin 2017. Më parë në vitin 2013, ndërsa njoftonin se po bënin kërkesë për divorc, çifti kishte lëshuar gjithashtu një deklaratë ku thoshte: “Kjo është një çështje personale. dhe ne po bëjmë atë që është në interesin më të mirë të familjes sonë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë moment.”
Vetë Miley ka kaluar gjithashtu një periudhë të vështirë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet. Këngëtarja njoftoi divorcin nga Liam Hemsworth gati shtatë muaj pas martesës së tyre. /Prive.al