Princi Harry i tha një turme fansash se Kështjella Windsor ishte “një vend i vetmuar” pa gjyshen e tij të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth ll.
Duka i Sussex-it udhëtoi për në Kështjellën Windsor nga Balmoral herët në mëngjesin e së premtes, ku përshëndeti banorët vendas që kishin dalur në rrugë për nder të mbretëreshës, e cila vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare.
“[Është] një vend i vetmuar atje lart pa të tani”, tha ai.
“Në cilëndo dhomë që të ishte, e ndjeje praninë e saj në të gjitha”.
Harry dhe William nxituan të ishin me babanë e tyre – tani Mbreti Charles III – në Kalanë Balmoral pasi pallati konfirmoi se shëndeti i Mbretëreshës ishte për t’u shqetësuar.
Eksperti mbretëror Nicholas Witchell spekuloi se Markle nuk e shoqëroi burrin e saj para se Mbretëresha të ndërronte jetë sepse kishte frikë se familja e tij nuk do të reagonte me dashamirësi ndaj pranisë së saj./UBTNews/