UBT News

Princi Harry: Ushtria më bëri ky që jam sot

Princi Harry kujtoi kohën kur shërbente si ushtar, derisa ka nderuar veteranët në eventin e organizuar të mërkurën mbrëma në New York në Ditën e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Muzeun Intrepid, Harry tregoi se si anëtarët e shërbimit shpesh kaplohen nga ndjenja e izolimit kur kthehen në shtëpi dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së veteranëve.

“Përvoja ime në ushtri më bëri ky që jam sot, dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për njerëzit me të cilët shërbeja – kudo në botë që ishim. Por në luftë, ju gjithashtu shihni dhe përjetoni gjëra që shpresoni se askush tjetër nuk duhet t’i bëjë. Këto qëndrojnë me ne, ndonjëherë si një rrëshqitje e imazheve”, deklaroi Harry, i cili shërbeu një dekadë në ushtrinë britanike dhe dy turne në Afganistan.

Në këtë ngjarje ai ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Meghan Markle. Kur u pyet nga gazetarët se a ishte krenare me të, ajo tha: “Gjithmonë jam krenare me të”./UBTNews

Exit mobile version