UBT News

Princi Harry s’ndalet së shkruari për monarkinë

Janë planifikuar katër libra të konsideruar ”bombë”
nga kontrata që princi Harry nënshkroi me shtëpinë botuese amerikane ”Penguin Random House” dhe i fundit do të botohet vetëm pas vdekjes së gjyshes së tij, mbretëreshës Elizabeth II, sipas ”Daily Mail”, që specifikon se marrëveshja parashikon një paradhënie totale prej 34 milionë eurosh.

Burimet e monarkisë kanë frikë se libri përmban lajme skandaloze për pallatin mbretëror.

Në fillim të kësaj jave, princi 36-vjeçar dhe shtëpia botuese njoftuan botimin e kujtimeve.

Autobiografia do të dalë në vitin 2022 gjatë Jubileut të Platinit të Elizabeth II.

Pallati Buckingham tashmë ka bërë të ditur se ndoshta princërit e Sussex nuk do të marrin asnjë ftesë.

Kujtimet do të mbulojnë një jetë në qendër të vëmendjes nga fëmijëria deri më sot, përfshirë përkushtimin e Harryt ndaj shërbimit publik dhe detyrimet ushtarake.

Nga ana tjetër, bashkëshortja Meghan, sipas gazetës, do të shkruajë një udhëzues për mirëqenien si pjesë e kontratës me ”Penguin Random House”.

Exit mobile version