Princi Harry dhe Meghan Markle shprehën mbështetjen e tyre për Ukrainën pasi Rusia nisi një pushtim në shkallë të gjerë të vendit, përcjell UBT News.
“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe të gjithë ne në Archewell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar dhe inkurajojmë komunitetin global dhe liderët e tij të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në një deklaratë postuar në faqen e internetit të organizatës jofitimprurëse të çiftit të enjten në mbrëmje.
Harry, 37 vjeç, dhe Markle, 40 vjeç, me bazë në Kaliforni, janë të vetmit anëtarë të familjes mbretërore britanike që kanë folur kundër luftës deri më tani./UBTNews/