UBT News

Princi Harry ‘i pikëlluar’ që nuk do të veshë uniformën ushtarake në funeralin e Mbretëreshës

Princi Harry do të “jetë i pikëlluar” nëse nuk do të mund të veshë uniformën e tij ushtarake në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, thonë burimet mbretërore ekskluzivisht për Page Six.

Dukës së Sussex-it iu hoqën titujt e tij ushtarak kur u largua nga jeta mbretërore në vitin 2020 dhe u transferua në Kaliforni me gruan e tij, Meghan Markle.

Pjesa tjetër e burrave në familjen e tij do të veshin uniformë të plotë në funeralin e monarkes në Westminster Abbey më 19 shtator – përveç Princit Andrew.

Asnjë nga fëmijët apo nipërit e Mbretëreshës nuk veshi uniformat e tyre ushtarake në funeralin e bashkëshortit të saj Princit Philip në prill 2021.

Vendimi ishte marrë për të shmangur çdo siklet që mund të errësonte ceremoninë./UBTNews/

Exit mobile version