UBT News

Princi Harry fiton fazën e parë të çështjes kundër gazetës ‘The Mail on Sunday’

Princi Harry ka ndjekur hapat e gruas së tij Meghan Markle duke fituar fazën e parë të pretendimit të tij ligjor kundër tabloidit britanik ‘The Mail on Sunday’.

Princi ngriti një padi kundër botuesit të gazetës Associated Newspapers Limited (ANL) për një seri artikujsh për të cilët ai pretendoi se i shkaktuan“dëmtim serioz në reputacionin e tij dhe lëndim të konsiderueshëm, siklet dhe shqetësim, të cilat vazhdojnë”.

Një gjykatës ka vendosur sot se artikujt e gazetës për Harry-n ishin shpifje. Gazeta mund të përpiqet ende të mbrojë artikujt, duke pretenduar se ato ishin të vërteta.

“Kjo është në të vërtetë faza e parë në një pretendim për shpifje”, tha gjyqtari Nicklin, sipas BBC. “Hapi tjetër do të jetë që i pandehuri të paraqesë një mbrojtje ndaj padisë. Do të jetë një çështje për t’u përcaktuar më vonë në procedurë nëse kërkesa ka sukses apo dështon, dhe nëse po mbi çfarë baze”.

Harry nisi padinë në shkurt të këtij viti pasi Mail on Sunday raportoi për një tjetër pretendim ligjor që ai po ndjek kundër qeverisë britanike./UBTNews/

Exit mobile version