Princi Harry thotë se vëllai i tij, princi William e ka sulmuar atë fizikisht, raporton The Guardian, medium ky që thotë se e ka parë një kopje të “Spare”, librit të ardhshëm të dukës.
Mediumi raportoi se libri rrëfen për një debat mes çiftit për gruan e princit Harry, Meghan.
“Ai më kapi për jakë, duke më grisur gjerdanin dhe më rrëzoi në dysheme”, citon The Guardian të ketë shkruar princi Harry.
Libri nuk do të publikohet deri të martën e ardhshme, por The Guardian thotë se e ka një kopje të tij.
Siç raporton The Guardian, grindja filloi pas komenteve që princi William ia bëri princit Harry në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019./UBTNews/