UBT News

Princi Harry dhe Princesha Eugenie shijojnë finalen e Super Bowl

Finalja e Super Bowl është një nga aktivitetet më të rëndësishme në Amerikë, jo vetëm për ndeshjen, por edhe për këngëtarët e yjet botërorë të pranishëm në stadium.

Mes tyre, në shfaqjen e mbrëmshme, prezent ishte edhe Princi Harry, i shoqëruar nga kushërira e tij, Princesha Eugenie. Ajo që u vu re ishte se asnjëri prej tyre nuk shoqërohej nga partnerët; Megan dhe Jack. Pjesëmarrja e dy figurave mbretërore në këtë event – i cili gjithashtu priti emra të njohur si Kendall Jenner, Jay-Z,  Beyonce, Justin Bieber, LeBron James, Kevin Hart – u njoftua nga NFL në Twitter, llogaria e së cilës ndau një foto të tyre së bashku.

Harry dhe Eugenie ishin dy nga të famshmit e paktë të fotografuar duke mbajtur maskë, veprim ky që mund të jetë si rezultat i shqetësimeve të Harry-t për situatën e Covid-19, pasi babai i tij Princi Charles, u diagnostikua me virus javën e kaluar.

Los Angeles Rams mposhti Cincinnati Bengals 23-20 në Super Bowl LVI, të dielën e 13 shkurtit. Finalja e madhe u zhvillua në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni dhe ishte hera e dytë në historinë e Super Bowl-it që një ekip luante në fushën e vet.

Exit mobile version