Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se janë duke kërkuar për një ndryshim ‘paqësor’ në jetën e tyre të përditshme.
Pretendimet në lidhje me synimet e ardhshme të Princit Harry dhe Meghan Markle janë paraqitur nga një burim i afërt me revistën Us Weekly.
Sipas tij, “Nuk është sekret që vitin e kaluar Harry dhe Meghan kanë qenë në ‘luftë’ me mbretërinë”.
“Jo të gjitha janë falur, por pas të gjitha reagimeve në lidhje me intervistat e tyre – të cilat, meqë ra fjala, dyshja nuk janë penduar – ata po përpiqen maksimalisht të mbajnë një marrëdhënie të mirë me mbretëreshën në mënyrë që të mbajnë paqen”.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)