UBT News

Princi dhe Princesha e Uellsit habitin me veprimin

Princi dhe Princesha e Uellsit, së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George (12), Princesha Charlotte (10) dhe Princi Louis (7) – pritet të zhvendosen në shtëpinë e tyre të re, Forest Lodge në Windsor, në fillim të nëntorit.

Shtëpia me tetë dhoma gjumi ndodhet në pronën Windsor Great Park dhe konsiderohet “shtëpia e përhershme” e familjes, pas disa vitesh sfiduese.

Fillimisht u raportua se çifti mbretëror shpresonte të vendosej për Krishtlindje, por punimet e rinovimit përfunduan më herët se parashikohej. Sipas Daily Mail, stafi ka nisur të zhvendosë sendet personale, ndërsa është vendosur një perimetër sigurie prej 150 hektarësh, në bashkëpunim me Home Office.

Fëmijët janë në pushimin e gjysmëvitit nga shkolla Lambrook që nga 17 tetori, Princi William (43) do të jetë në Brazil nga 3 deri 7 nëntor, për eventin Earthshot Prize dhe konferencën për klimën COP30.

Princesha Kate (43) nuk do ta shoqërojë, është e angazhuar me mobilimin dhe arredimin e shtëpisë së re.

Ky ndryshim vjen pas një periudhe të vështirë: humbja e Mbretëreshës Elizabeth, diagnoza e kancerit për Kate dhe Mbretin Charles në fillim të 2024, dhe përballja me sfida personale dhe emocionale.

Forest Lodge përfaqëson një fillim të ri për familjen mbretërore. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version