Princesha e Tajlandës, Bajrakitiyabha është në gjendje stabile pasi u shtrua në spital për shkak të një problemi në zemër, njoftoi pallati mbretëror i Tajlandës përmes një njoftimi të enjten.
Në njoftim thuhet se princesha, 44-vjeçare, humbi vetëdijen gjatë të mërkurës, dhe u trajtua në një spital lokal në provincën verilindore Nakhon Ratchasima.
Më vonë ajo u dërgua në Bangkok me helikopter, pasi iu stabilizua gjendja shëndetësore dhe iu nënshtrua një trajtimi mjekësor të enjten në spitalin Chulalongkorn.
Princesha humbi ndjenjat ndërsa stërvitte qenin e saj për një kampionat të organizuar nga ushtria, thuhet në njoftimin e pallatit./UBTNews/